Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashki, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet” në Berat, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Koço Brisku”, Lapardha dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Riza Milita”, Starovë.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarre në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre.