Në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Për pyjet” në Kuçovë dhe në Dimal, në Gjimnazin “5 Tetori”, në Shkollën e Mesme Profesionale “Myrteza Kepi” Kuçovë, dhe në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Dimal

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashki, në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë “Për pyjet”në Kuçovë dhe në Dimal, në Gjimnazin “5 Tetori”, Kuçovë, në Shkollën e Mesme Profesionale ” Myrteza Kepi”, dhe në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Dimal.
Nxënësit u njohën me:
Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve,
shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.
Gjatë takimit me nxënësit u bisedua për politikat favorizuese të profesionit të Inxhinierit, teknikut të pyjeve si dhe misionin e tyre.

 

 

NJOFTIME