Në “Panairin e 8 të Karrierës”

Në “Panairin e 8 të Karrierës” që u zhvillua në kampusin e Universitetit Bujqësor mori pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve. Panairi krijoi mundësi të shumta për komunikim, shkëmbim kontaktesh dhe shkëmbim eksperiencash mes Universitetit, bizneseve dhe studentëve.

Disa nga bizneset shprehën dëshirën e firmosjes së një marrëveshjeje me Universitetin për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit në sfera të ndryshme interesi sipas fushave që ata operojnë në tregun e punës.

Objektivi kryesor i këtyre marrëveshjeve ka të bëjë kryesisht me organizimin e praktikave profesionale të studentëve, zhvillimin e asistencës profesionale nga ekspertët e UBT, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në këshillimin e karrierës dhe kërkimin shkencor, shkëmbimin e informacionit dhe veprimtarive praktike, rekrutimin e studentëve si potencial pune pranë bizneseve të tyre.

NJOFTIME