Në sezonin e 3-të të aktiviteteve në kuadër të projektit “Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri” mbështetur nga UNDP Albania, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN dhe Instituti i Studimeve Mjedisore Tiranë

Në sezonin e 3-të të aktiviteteve në kuadër të projektit“Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”mbështetur nga UNDP Albania, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN dhe Instituti i Studimeve Mjedisore Tiranë.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan dhe diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve si:
Masat e pyllëzimit/ripyllëzimit për ndalimin e degradimit të pyjeve.
– Rishikimi i teknikave klasike të pyllëzimit dhe ripyllëzimit duke u orientuar drejt teknikave më të lira të pyllëzimit /ripyllëzimit.
– Kriteret, rregullat e shfrytëzimit të pyjeve, sigurimi i druve të zjarrit për komunitetin.
Mobilizimi i biomasës pyjore në mënyrë të qëndrueshme dhe teknologjitë për përdorimin efikas të biomasës pyjore për energji.
– Shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i Biomasës Pyjore
– Briketa dhe peletet nga biomasa pyjore
– Shëndërrimi i Biomasës Pyjore në Biokarburant të lëngët dhe të gaztë
Aktiviteti u mbyll me vizitën në fabrikën “Eko-Pelet” ne Maminas të Tiranës ku u prezantua procesi teknologjik i prodhimit të peletës nga biomasa e mbetjeve te drurit.

 

NJOFTIME