Në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z. Artur Kala, me znj. Mirela Kamberi, përfaqësuese e UNDP Albania në kuadër të projektit:” Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri”

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z. Artur Kala zhvilloi një takim pune me znj. Mirela Kamberi, përfaqësuese e UNDP Albania në kuadër të projektit:” Promovimi i rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin e pyjeve në Shqipëri” projekt i cili po zbatohet nga UNDP me fokus Pyjet dhe Energjinë.
Në fokus të ketij projekti është ofrimi i asistencës teknike dhe mbështetje në përmirësimin e menaxhimit te qëndrueshëm të pyjeve, praktikat efikase të përdorimit të lëndës drusore në kuadër të energjisë, promovimi i përpjekjeve për ndalimin e shpyllëzimit, parandalimin e degradimit të pyjeve dhe rritjen e sipërfaqes pyjore përmes investimeve në punë të lidhura me pylltarinë si pjesë e paketave stimuluese të rimëkembjes ekonomike, duke përfshirë pyllëzimin, ripyllëzimin, ruajtjen, mbrojtjen e pellgut ujëmbledhes, agropylltarine etj.
Së bashku edhe me Dekanin e Fakulteti i Shkencave Pyjore , z. Leonidha Peri, në rolin e ekspertit ofruar nga UNDP, u diskutua draft programi i aktiviteteve të planifikuara të organizohen në bashkëpunim mes Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe UNDP Albania me objektiv rritjen e kapaciteteve në njësitë e vetqeverisjes vendore.
Gjithashtu u diskutuan edhe mundësi për mbështetjen dhe zhvillime të tjera të mundëshme për sektorin pyjor.

NJOFTIME