Në vijim të aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, në partneritet me CNVP, organizoi në Shkodër, takimin me temë “Menaxhimi i fondit pyjor dhe kullosor në pronësi të pushtetit vendor, rezultatet dhe problematikat aktuale”

Në vijim të aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, në partneritet me CNVP, organizoi në Shkodër, takimin me temë “Menaxhimi i fondit pyjor dhe kullosor në pronësi të pushtetit vendor, rezultatet dhe problematikat aktuale”.
Qëllimi i aktivitetit është nxitja e veprimeve dhe bashkëpunimit për arritjen e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe rimëkëmbjen e tyre duke përfshirë të gjithë aktorët, sidomos komunitetet vendore të cilët kanë një marrëdhënie të pandashme me pyjet si partnerë të përhershëm në përpjekjet për zhvillimin dhe mirëadministrimin e pyjeve dhe kullotave.
Ky aktivitet mbështetet nga projekti “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve (IFM) në Basenin e Drinit”, projekt rajonal i financuar nga ADA – “Agjensia Austriake për Zhvillim” dhe që po implementohet nga CNVP – “Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit” në bashkëpunim me ICEP, si dhe në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës për vitin 2024 “Planeti kundër Plastikës”.

Takimi u zhvillua rreth dy çështjeve kryesore:

1- Menaxhimi i fondit pyjor dhe kullosor, në 5 bashkitë e qarkut Shkodër, organizimi, koordinimi dhe zbatimi i detyrave në përputhje me planin e aktiviteteve të ‘Vitit Shqiptar të Pyjeve’ me fokus:

• Pyllëzimet
• Ndërgjegjësimi publik mbi pyjet
• Edukimi dhe promovimi në shkolla
2- Diskutim, bashkëbisedim i 6 tematikave, 56 treguesve pyjore të raportuara nga vetë bashkitë mbi të cilat është bërë vlerësimi i performancës për vitin 2023.
• Përdorimi i fondit pyjor të bashkisë, sipërfaqja dhe vëllimi sipas formës së qeverisjes
• Punësimi në sektorin e Pyjeve
• Ekonomitë pyjore me Plane Mbarështimi
• Të ardhurat nga aktivitetet dhe Investimet në pyje e kullota
• Pyllëzimet e realizuara gjatë vitit 2023
• Zjarret në pyje dhe kullota
Gjatë bashkëbisedimit të pranishmit ndanë shqetësimet, sfidat dhe shkëmbyen eksperiencat e tyre në menaxhimin dhe administrimin e pasurisë tonë kombëtare, fondit pyjor dhe kullosor.

NJOFTIME