Nisëm me Ministren , znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, z Artur Kala , Kryetarin Bashkia Librazhd , z. Mariglen Disha, gjimnazistët e shkollave “Shefqet Dosku” Dorëz,“Isak Alla” Zgosht dhe të klasave të 9-ta “ Isuf Gjura” Kuturman, AdZM Elbasan dhe struktura e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave pranë bashkisë Librazhd Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave Bashkia Librazhd, pyllëzimin me 5000 fidanë pyjorë në një sipërfaqe prej 2 ha me llojet pishë e zezë,akacie,lis, dafinë dhe selvi.
Gjithashtu përgjatë viti 2024 do të pyllëzohet në Lunik, sipërfaqe prej 2.9 ha, rreth 7000 fidanë të llojit, hartinë, pishë e zezë, akacia, ndërsa në Gurakuq, do të pyllëzohen 2 ha me drurë frutorë si Gështenjë dhe Arrë (+2000).