Në Delvinë, AKP-ja e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Artur Kala dhe një ekip specialistësh, zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Bashkia Delvinë dhe strukturën përgjegjëse për pyjet me qëllimin e promovimit të vlerave dhe diskutimi i problematikave.

👉Niveli i ngritjes të strukturave përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve dhe strukturave kontrolluese/inspektuese të pyjeve në bashki.
👉 Masat e marra per prerjet dhe dëmtimet e paligjshme në pyje.
👉 Kontrolli dhe Monitorimi i subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor dhe i akteve ligjore në fuqi për heqjen nga fondi pyjor.
👉 Procedurat për hartimin e planeve të mbarështimit në pyje.
👉Përdorimi i të ardhurave të krijuara nga sektori pyjor pranë bashkisë.
👉Problematikat që lidhen me mirëmbajtjen e regjistrit të fondit pyjor, kullosor dhe ngritja e përdorimi i sistemit te informacionit në pyje (ALFIS).
👉Procedurat që lidhen me furnizimin e komunitetit dhe të enteve me dru zjarri.
👉Masat që ka marrë kjo strukturë për mbrojtjen e tokës, për mbrojtjen nga zjarret, për mbajtjen nën kontroll të dëmtuesve dhe sëmundjeve si dhe ndotjeve në fondin pyjor që administron.
🌲Në përfundim të takimit u adresuan një sërë çështjesh dhe problematikash që do ndiqen dhe përmiresojnë cilësinë e administrimit të fondit pyjor 🌳

NJOFTIME