Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Lushnjë në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë“Për pyjet”, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Kolonjë”, Kolonjë, në Shkollën e Mesme “Dhimitër Mino”, Bubullimë dhe në Gjimnazin “ Dituria”, Krutje, Lushnjë

Specialistë të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe Inxhinierë të pyjeve në bashkinë Lushnjë në kuadër të vitit të pyjeve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, zhvilluan orë mësimore mbi rëndësinë e burimeve pyjore dhe kujdesin që duhet të tregojmë“Për pyjet”, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Kolonjë”, Kolonjë, në Shkollën e Mesme “Dhimitër Mino”, Bubullimë dhe në Gjimnazin “ Dituria”, Krutje, Lushnjë.
Nxënësit u njohën me:
  • Vlerat dhe përfitimet globale të ekosistemeve pyjore, fakte interesante të fushës së pyjeve, shtrirjen e pyjeve në vendin tonë.
  • Të dhëna të rëndësishme për biodiversitetin, sekuestrimin e karbonit dhe kujdesin që duhet të tregojmë gjatë qëndrimit në pyll.
  • Dëmet dhe reagimi në kohë ndaj zjarreve në pyje.

 

NJOFTIME