Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës për parandalimin dhe zvogëlimin e fatkeqësive natyrore në pyje kryesisht atë të rrezikut nga zjarret

Me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm z. Artur Kala në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua takimi me stafin e AKMC-së, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Haki Çako me temë bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës për parandalimin dhe zvogëlimin e fatkeqësive natyrore në pyje kryesisht atë të rrezikut nga zjarret. Në takim u theksua se ndërtimi i urave të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe koordinimi me strukturat e pushtetit vendor, merr rëndësi në parandalimin dhe zvogëlimin e rriskut nga zjarret në pyje dhe kullota.

 

NJOFTIME