Është publikuar për konsultim projektligji për krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve SHSHP, si një ndërmarrje me kapital 100% shtetëror që do të marrë përgjegjësinë për administrimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurisë sonë pyjore
Me këtë hap, kalojmë nga një sistem i fragmentuar, me mbivendosje kompetencash dhe kapacitete të kufizuara, drejt një modeli të mirëorganizuar dhe profesional, në përputhje me standardet më të mira europiane
Përmes kësaj shoqërie synojmë të forcojmë kontrollin mbi burimet pyjore, të luftojmë shfrytëzimin e paligjshëm dhe të ndërtojmë një qasje të re, ku mbrojtja e mjedisit ecën paralelisht me zhvillimin ekonomik 
SHSHP do të garantojë menaxhim të integruar të pyjeve shtetërore, duke përfshirë pyllëzimin dhe ripyllëzimin, mbrojtjen e biodiversitetit, parandalimin e zjarreve, si dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të lidhura me pyjet nga produktet drusore, te bimët medicinale dhe kreditet e karbonit, duke krijuar më shumë vlerë për ekonominë dhe komunitetet



