Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve” AKP mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga EcoAlbania dhe RiverWatch në zonën e Shelgut-Tepelenë si dhe në Vaun e Dejës dhe në Pukë u organizuan aktivitete nga CNVP Foundation në kuadrin e zbatimit të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin”

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve” Agjencia Kombëtare e Pyjeve, krahas ekspozitës “EXPO Forest 2025” në ambientet e saj mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga EcoAlbania dhe RiverWatch në zonën e Shelgut-Tepelenë.
Aktiviteti konsiston në prezantimin e punës së realizuar deri më tani me projektin “ReForestVjosa”, si dhe realizimin e një aksioni të përbashkë  ripyllëzimi në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Kjo nismë synon të rivendosë pyjet vendase përgjatë lumit Vjosa, duke rritur biodiversitetin dhe duke reduktuar rreziqet nga përmbytjet.
Në Vaun e Dejës dhe në Pukë u organizuan aktivitete nga CNVP Foundation në kuadrin e zbatimit të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë basenit të lumit Drin”

Qëllimi i projektit është të forcojë praktikat më të mira në menaxhimin e Integruar të pyjeve në bazenin e Drinit përmes pilotimit të programeve innovative.

  • Bashkia Vau i Dejës:
– Vizitë në objektin e pyllëzimit me lloje të rritjes së shpejtë (plep & shelg) në vendin e quajtur “Zalli i Gjadrit”.
– Prezantim i shkurtër i projektit “Zalli i Gjadrit”, (CNVP, Federata e Pyjeve Shkodër)
– Mbjellje fidanash plepi nga të pranishmit.
  • Bashkia Pukë:
– Vizitë në objektin e pyllëzimit me gështenjë në vendin e quajtur “Korthpulë”
– Prezantim i shkurtër i projektit “Korthpulë”, (CNVP, Shoqata e Pyjeve Qerret)
– Mbjellje fidanash gështenje nga të pranishmit.
Pjesëmarrës: ADA- CNVP, AKP, FShP, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Pukë, Bashkia Shkoder, Shkolla e Mesme Pyjore Shkodër, Federata e Pyjeve Shkodër, Shoqata e Pyjeve Qerret, Zyra e administrimit te bazenit Drin, HEC Vau I Dejes, HEC Ashta.

 

 

NJOFTIME