U zhvillua në mjediset e ‘Europa House’ seminari me temë:”NON TIMBER PRODUCTS, një realitet për tu ruajtur, një mundësi për tu rritur’ i organizuar nga Instituti Italian CREA në bashkëpunim me CELIM, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve , Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe një sërë institucionesh të tjera në kuadrin e Prodhimeve të dyta Pyjore, ku u referuan nëpërmjet prezantimeve gjendja aktuale e ekosistemeve ku mblidhen këto prodhime, zhvillimi ekologjik i qëndrueshëm dhe ruajtja e traditës së grumbullimit së këtyre aseteve natyrore të vendit tonë.
Të pranishëm, përfaqësues të Institutit CREA, projekti AICS, AGRUTURASO MARCHE, CNVP, PSEDA ILIRIA, UBT, përfaqësues nga bashkitë Durrës, Bulqizë, Dibër.




